Steve Bannon flet pas largimit nga Shtëpia e Bardhë: Po iki në luftë për Trump, jo kundër tij

Steve Bannon, strategu i fushatës së Donald Trump, i sapolargua nga Shtëpia e Bardhë thotë se po përgatitet të luftojë për Trumpin, jo kundër tij.

“Nëse ka konfuzion, më lejoni t’ua sqaroj: Po largohem nga Shtëpia e Bardhë e po shkoj në luftë për Trumpin kundër kundërshtarëve të tij, në Capitol Hill, në media e në Amerikën e corporatave”, tha Bannon për Joshua Green të Bloomberg Businessweek.

Green tha se Bannon “dukej sikur sapo kishte pirë 40 Red Bull” gjatë bisedës telefonike me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bannon nuk i përmendi specifikisht “Demokratët” e Shtëpisë së Bardhë që këshillojnë Trumpin, të cilët konsiderohen gjerësisht si armiqtë e tij gjatë kohës së shërbimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një intervistë me American Prospect, botuar të mërkurën, Bannon tha se armiqtë e tij “po lageshin” për shkak të axhendës së tij. Bannon kritikoi këshilltarin ekonomik të Shtëpisë së Bardhë Gary Cohn dhe “lobimin e Goldman Sachs” në Shtëpinë e Bardhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?