Stevo Pendarovski, kandidat i LSDM-së për President të Maqedonisë
Stevo Pendarovski është nominuar nga LSDM-ja si kandidat i përbashkët për president. Zoran Zaev pas takimit me strukturat partiake ka njoftuar se partia dhe të gjithë kandidatet tjerë janë përcaktuar për Pendarovskin si kandidat presidencial. Zaev tani ndodhet ne takim me te gjithë partneret e koalicionit ku edhe shume shpejt pritet të zyrtarizohet emri i Pendarovskit, derisa pajtohen partneret.
Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti të mërkurën arritën marrëveshje për kandidatin e përbashkët presidencial, i cili pritet të mbështetet nga Alternativa dhe PDSH-ja.
Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, dje pas shpalljes së kandidaturës së pavarur nga profesori Blerim Reka njoftuan se do ta mbështesin atë. Në garë është edhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së opozitare, Gordana Siljanovska-Davkova.
Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale u caktua për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj./Alsat.M/
KOHA JONË SONDAZH

