Stoltenberg në Athinë, Greqia i kërkon Turqisë të ulë tensionet
Greqia i mirëpret lëvizjet e fundit të Turqisë për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor, por edhe pret nga Ankaraja të provojë sinqerisht se dëshiron t’i përmirësojë raportet fqinjësore.
Konflikti për territoret greke dhe qipriote ishin të martën, 6 tetor, fokusi i takimit që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbajti me kryeqeveritarin grek, Qirjakos Micotaqis.
Greqia dhe Turqia në muajin gusht rrezikuan konfrontimin luftarak kur anijet turke nisën njëanshmërisht të kërkojnë për gaz dhe naftë afër zona ekskluzive greko-qipriote.
Me presionin edhe të ndërkombëtarëve, anijet eksploruese u tërhoqën një muaj më pas.
Ish-kryeministri norvegjez, Stoltenberg, propozoi javën e shkuar një mekanizëm të moskonfliktimit ushtarak mes dy shteteve aleate të NATO-s.
“Këtë masë e mirëpresim por është qartësisht teknike dhe vjen pas krizës. Ajo që duam të shohim është vullnetin politik të qeverive për të vepruar sipas të drejtës ndërkombëtare dhe për të bashkëjetuar paqësisht me shtetet e tjera. Prandaj e përsëris, i takon Turqisë t’i mbyllë rrugën krizës dhe t’ia hapë rrugën zgjidhjes. Ne jemi gati t’i presim te ky shtegu i dytë.”
“Mekanizmi i moskonfliktimit do krijojë hapësira për diplomaci. Mosmarrëveshjet mes dy aleatëve mund të adresohen me negociata konform të drejtës ndërkombëtare dhe solidaritetit” u shpreh Stoltenberg.
27 liderët e Bashkimit Europian edhe të enjten e kaluar ftuan palët të tentojnë zgjidhje konstruktive për mosmarrëveshjet dypalëshe, në të kundërt pesha e sanksioneve rrezikon të rëndojë mbi Ankaranë.