Stoltenberg: Të gjithë aleatët e NATO-s janë dakord për anëtarësimin e Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Samitin e Bukureshtit konfirmoi dakortësinë e shteteve aleate të NATO-s për anëtarësimin e Ukrainës.

Të gjitha aleatët janë dakord që dera e NATO-s mbetet e hapur, se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se Rusia nuk mund të vërë veton ndaj saj”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg u shpreh gjithashtu se NATO do të vijojë mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne do të forcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën me një paketë ndihme shumëvjeçare për ta ndihmuar atë të kalojë nga epoka sovjetike në standardet e NATO-s dhe ta sjellë Ukrainën më afër NATO-s”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?