Stoltenberg tregon se çfarë kërkoi Putini që të mos niste luftën në Ukrainë
NATO tentoi që të negocionte me Putinin përpara nisjes së konfliktit, por diskutimet rezultuan pa sukses. Presidenti rus donte që aleatët e Perëndimit të tërhiqeshin nga pjesët lindore të Aleancës së Atlantikut dhe të zotoheshin se nuk “do të zgjeroheshin”. Detajet i ka treguar Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg teksa fliste në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në New York.
”Në dhjetor 2021, disa muaj para pushtimit, Putini prezantoi ato që ai i quajti traktatet e sigurisë, të cilat ai donte që Shtetet e Bashkuara dhe NATO të nënshkruanin. Ai bëri thirrje për një zonë neutrale, veçanërisht në rajonin e Baltikut, në mënyrë që shumica e vendeve baltike të mund të mos mbroheshin nga forcat e NATO-s”.
Ajo që Putini kërkonte, sipas shefit të NATO-s, ishte që jo vetëm Ukraina të mos i bashkohej aleancës, por as Finlanda dhe as Suedia. Stoltenberg shton se në ditën e pushtimit, aleanca aktivizoi planet e saj të mbrojtjes, duke vendosur më shumë forca në pjesën lindore të aleancës.