Stoltenberg: Turqia është aleati kyç i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se “Turqia e cila ka qenë e ekspozuar ndaj përpjekjes së dështuar për grusht shteti ka të drejtë të mbrojë veten dhe të gjejë personat pas kësaj por kjo duhet të jetë në përputhje me respektimin e sundimit të ligjit”, raporton AA.

Stoltenberg ka marrë pjesë në takimin e ministrave të vendeve anëtare të BE-së i cili është mbajtur në kryeqytetin Valletta të Maltës dhe ka bërë disa deklarata në lidhje me Turqinë.

Pas një pyetjeje në lidhje me pezullimin e kryer ditën e djeshme në Turqi për më shumë se 9 mijë punonjës të policisë me arsyetimin se janë të bashkuar ose janë të lidhur me Organizatën terroriste FETO/Strukturën e shtetit paralel (FETO/PDY), Stoltenberg, tha se “Turqia e cila ka qenë e ekspozuar ndaj përpjekjes së dështuar për grusht shteti ka të drejtë të mbrojë veten dhe të gjejë personat pas kësaj por kjo duhet të jetë në përputhje me respektimin e sundimit të ligjit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?