“Stop Balena Blu” – Policia italiane shërbim online për të denoncuar “Balenën blu”

Policia italiane në portalin e saj zyrtar në internet ka vënë në dispocion të qytetarëve një shërbim online për të denoncuar fenomenin e lojës tragjike “Balena blu” e cila çon drejt vetëvrasjes adoleshentë e të rinj.

Me anë të një butoni të emërtuar “Stop Blue Whale”, në këtë shërbim jepet informacion mbi mënyrën e zhvillimit të kësaj loje, këshilla praktike për prindërit e fëmijët si dhe denoncimin e rasteve të dyshuara.

Gjatë 2 javëve të fundit, policia italiane ka zbuluar 4 raste të rinjsh të përfshirë në këtë lojë tragjike në qytetin e Bolonjës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjitha rastet e e zbuluara deri më tani në Itali të gjithë të rinjtë kanë hyrë në kontakt me këtë lojë me anë të internetit e rrjeteve sociale facebook e whastapp.

Swiss Digital Mobile Reklama

Loja Blue Whale Challenge, e lindur në Rusi është e frymëzuar nga historia e balenave blu që zgjedhin të vdesin duke dalë në breg të detit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?