Strategjia e Malit të Zi, do i ofrojë teste falas turistëve të huaj për t’u kthyer në vendet e tyre
Bota E Mërkurë, 12 Maj 2021 20:52
Mali i Zi ka marrë një masë lehtësuese për të rritur numrin e turistëve të huaj në vendin e tyre.
Nga 13 maji do të ketë teste PCR falas për të gjithë turistët që kanë kaluar pushimet në Mal të Zi dhe më pas kthehen në vendet e tyre.
Ndërkohë Mali i Zi ka lehtësuar edhe masat antiCovid brenda vendit duke hequr orën policore dhe ndalimin e qarkullimit ndërqytetas gjatë fundjavës.