Studentët “i vënë flakën” Greqisë, atmosferë lufte në Selanik pas skandalit të abuzimit seksual në universitet

Një atmosferë lufte mbizotëronte deri para pak minutash në Selanik të Greqisë, qytet që prej ditësh është përfshirë në protesta të dhunshme, që ka detyruar policinë të ndërhyjë dhunshëm në të gjitha rrugët e qytetit.

Sipas mediave lokave raportohen 33 arrestime 26 meshkuj dhe 7 femra, nderkohe qe territori po monitorohet me helikopteret e policise.

Kujtojmë se “kryengritja” e studentëve nisi për çështjen e ngacmimeve seksuale që kanë ndodhur në universitetin e Selanikut, ku tashmë ata kërkojnë dorëheqjen e dekanit.

Mësohet se studentët, të cilëve u janë bashkuar dhe qytetarë, kanë bllokuar godinën  universitare dhe nuk lënë asnjë njeri të afrohet.

Përveç kësaj, studentët janë dhe kundër ligjit që të ndërhyjë policia në ambientet universitare. /Koha Jonë

SHKARKO APP