Studentët në protestë: Shkollat të mos mbyllen

Në një kohë që vende të Europës janë izoluar, qindra studentë në qytetet kryesore të Spanjës janë bashkuar në protestë kundër masave që ka ndërmarrë qeveria për menaxhimin e pandemisë. Ata shprehen se sistemi arsimor është lënë në një pasiguri totale. Edhe mjekët në Madrid protestojnë duke kërkuar kushte më të mira pune dhe më tepër staf mjekësor për të përballuar fluksin.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se jeta e natës është një nga burimet kryesore të infektimit me Covid-19 në këtë valë të dytë të pandemisë dhe si rrjedhojë do të vendosë më tepër kufizime duke zbatuar fashat orare gjatë natës.

Prej ditësh, në disa vende të Europës vijojnë protestat kundër rikthimit të kufizimeve ndërsa deri më tani qeveritë janë përqëndruar në kufizimin e jetës së natës aktiviteteve argëtuese. OBSH ka bërë të ditur se në krahasim me valën e parë të pandemisë është rritur ndjeshëm shkalla e infeksionit tek të rinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?