Studentët përleshen me policinë

Përleshje mes policisë dhe studentëve të universitetit Bogaziçi në Stamboll. Të rinjtë dolën sërish në protesta duke kundërshtuar emërimin e Melih Bulu si rektor i ri i universitetit, por u përballën me dhunën policore. Disa prej studentëve u tërhoqën zvarrë.

Dhjetëra protestues u shoqëruan nga policia, çka e zhvendosi reagimin e studentëve para komisariateve duke kërkuar lirimin e tyre. Të rinjtë e quajnë vendimin e presidentit turk si cënim i demokracisë ndaj nuk e pranojnë.

Nga autoritetet nuk ka asnjë hap pas, përkundrazi, presidenti Erdogan i quan protestuesit si provokatorë dhe terroristë. Melih Bulu u emërua rektor në ditën e parë të vitit të ri. Kjo është hera e parë në 40 vitet e fundit që drejtuesi i njërit prej universiteteve më të rëndësishëm të Stambollit nuk zgjidhet nga brenda këtij institucioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?