FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studimi/ Analiza e re e gjakut që zbulon kancerin 1 vit para rishfaqjes

Një analizë e re gjaku mund të tregojë nëse kanceri rikthehet një vit para se ai të shfaqet në grafi apo skanime. Shkencëtarët besojnë se kjo rrit shanset e mbijetesës dhe gjetjen e tumorit më herët.

Testi u bë për kancerin e mushkërive, por ekspertët besojnë se ky përparim do të aplikohet në të gjitha tipet. Ata kanë marrë mostra nga tumoret e hequra gjatë operacioneve dhe kanë analizuar AND’në e dëmtuar. Analizat e gjakut u bënë çdo tre muaj pas ndërhyrjes për të parë nëse grupet e qelizave rishfaqeshin. Tumori mendohet të ketë një vëllim prej 0.3 mm kub kur i kap testi.

Ekspertët thonë se kanceri në mushkëri rikthehet në gjysmën e të gjithë pacientëve. Analiza e re ka paralajmëruar 13 pacientë për një përsëritje. Një projekt i dytë tregon se tumoret me një AND “kaotike” kanë tendencën të rikthehen dhe të fshihen nga sistemi imunitar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata shpresojnë se kjo do të ndihmojë në zhvillimin e ilaçeve të reja. ‘Cancer Research UK’ thotë se studimi është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?