Studimi bazuar në të dhënat e Kinës: Katër nga 5 pacientë nuk shfaqin shenja të koronavirusit

Sipas një studimi të fundit bazuar nga të dhënat e Kinës, katër pacientë nga pesë të prekur nga koronavirusi nuk shfaqin shenja të sëmundjes.

Sipas New York Times, autoritetet kineze kanë nisur që nga 1 prilli që të publikojnë numrin e rasteve të pacientëve pa shenja të sëmundjes, por që janë pozitiv ndaj COVID-19.

Shumë ekspertë pretendojnë se raste të pavëzhguara apo pa shenja të infeksionit të koronavirusit, mund të jenë një burim i rrezikshëm ngjitjeje e përhapjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më konkretisht, duke iu referuar studimit kinez, rezultuan pa simptoma 130 persona nga 166 të identifikuar, ose thënë ndryshe 78% e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa më e madhe e 36 rasteve pozitive dhe me shenja të sëmundjes, ishin persona të hyrë në Kinë nga jashtë shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?