Studimi britanik: Personeli që trajton pacientët covid, pasoja në shëndetin mendor

Një studim britanik ka evidentuar pasojat që ka shkaktuar pandemia te personeli mjekësor, mjekë dhe infermierë që trajtojnë pacientët e prekur  me Covid. Sipas të dhënave, gati rreth 45% e stafit spitalor, gjatë valës së parë të pandemisë, mbetën të traumatizuar nga përvoja.

Studiuesit e Kolegjit “King” të Londrës pyetën 709 punëtorë në nëntë njësi të kujdesit intensiv për mënyrën se si po përballeshin me sëmundjen kur  vala e parë u lehtësua. Gati gjysma e tyre pranuan simptoma të ankthit të rëndë, depresionit, çrregullimit të stresit post-traumatik. Ndërsa një në shtatë, kishte menduar vetëvrasjen.

Victoria Sullivan, një infermiere e kujdesit intensiv tha se shpesh vuan nga pagjumësia duke menduar për atë që po ndodh në spital.

“Të lajmërosh të afërmit me telefon për vdekjen e një pacienti është shumë e vështirë, pasi gjithçka që mund të thuash është” Më vjen shumë keq “, dhe dëgjon britma dhe ulërima në anët tjetër të telefonit. Kjo është mjaft traumatike”, tha ajo.

Studiuesi kryesor, Prof  Neil Greenberg, tha se gjetjet duhet të jenë një kambanë alarmi për menaxherët e e personeli mjekësor, duke apeluar për  kujdes të shëndetit mendor.  Nëse pandemia nuk përmirësohet gjatë verës, numrat e atyre që përjetojnë probleme të shëndetit mendor do të rriten ndjeshëm.

SHKARKO APP