Studimi francez: Kombimi i dy ilaçeve të zakonshme efektive për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Një studim i ri i botuar nga NIH, tregon se Hydroxychloroquine është gjetur të jetë më efektiv dhe i fuqishëm sesa chloroquine in vitro për trajtimin e koronavirusit.

Ndërsa media është e përqendruar në garën e vaksinave dhe duke lënë diskutimin e terapive pothuajse plotësisht pas dore, një studim klinik i fundit, i kryer nga Didier Raoult M.D/Ph.D,et.al në Francë tregoi se 100% e pacientëve që morën një kombinim të HCQ dhe Azithromycin u testuan negativë dhe u shëruan brenda 6 ditëve të trajtimit.

Sipas një dokumenti të ri të zbuluar, prova të reja tregojnë se CDC e dinte që të paktën 2005, që chloroquine është e efektshme kundër koronaviruseve.

Ndërkohë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar “përdorimin e mëshirshëm” të klorokinës për të trajtuar pacientët me koronavirus në Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, udhëzimet e fundit nga Koreja e Jugut dhe Kina raportojnë që hidroksilkroina dhe kloroku janë trajtime efektive terapeutike antivirale për koronavirusin e ri.

Një agjent terapeutik që parandalon infeksionin me koronavirusin e ri është shumë i dëshirueshëm – veçanërisht për personat me ekspozim të rrezikut të lartë (p.sh. profesionistë të kujdesit shëndetësor), si dhe për persona me comorbidities (sëmundje të zemrës, diabeti, etj) dhe sistemet imunitare të kompromentuar.

Studimet in vitro demonstrojnë efikasitet të mundshëm të hidroksilklorinës si një profilaktik për infeksionin e koronavirusit të ri në qelizat primate.

Shënim: Hydroksilklorina (emri i markës Plaquenil) është një ilaç (tabletë) i lirë, në dispozicion global, që u aprovua për përdorim të gjerë mjekësor që nga viti 1955. Zakonisht përdoret sot për të trajtuar malaries, lupusin sistemik erytematosus dhe artritin reumatoid.

Studimi është pjesë e nismës nga një grup i pavarur i shkencëtarëve dhe mjekëve që punojnë në një klinikë eskperimentale me të dhëna të hapura për parandalimin e COVID-19, përmes përdorimit të hidroksilklorinës në kombinim me agjentë të tjerë terapeutikë. Grupi tani i bën thirrje Presidentit Trump të lejojë amerikanët të përdorin ilaçin.

Për dallim nga eksperimentimet tipike tregtare për ilaçet, qëllimi i grupit është të ndajë të dhënat e testeve me publikun dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor në kohë reale sa më shumë që të jetë e mundur (me një nivel të arsyeshëm të sigurimit të cilësisë së të dhënave). Duke pasur parasysh pandeminë e koronavirusit që përhapet me shpejtësi, grupi po kërkon çdo mjet të mundshëm për të ndjekur shpejt përpjekjen.

Marrë nga https://www.covidtrial.io/

SHKARKO APP