Studimi gjerman: Vaksinat janë më pak efektive tek të moshuarit

Sipas studiuesve gjermane, arsyeja për rritjen e rasteve me koronavirus në azile pavarësisht vaksinimeve është mosha. Sistemi imunitar i personave të moshuar nuk reagon në të njëjtën mënyrë ndaj vaksinimit si të rinjtë.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që personeli dhe vizitorët të imunizohen. Përveç kësaj, masat për ruajtjen e higjienës dhe testet diagnostike mbeten të rëndësishme. Gjithashtu, moshuarit kanë nevojë për një dozë përforcuese  në mënyrë që të jenë më të mbrojtur.

Shkencëtarët kanë kryer kërkime në azile që nga shkurti. Përveç 11 infermierëve që nuk kishin marrë dozën e dytë të vaksinës, afërsisht 20 persona në një azil u infektuan me variantin Sars-CoV-2 Alpha (B 1.1.7).

Katër persona që nuk u vaksinuan, zhvilluan simptoma të rënda dhe u shtruan në spital. Vetëm një e treta e personave të vaksinuar kishin simptoma si kollitja ose gulçimi. Sipas studiuesve, dy persona të vaksinuar vdiqën, por ndoshta jo për shkak të Covid-19.

Në studimin e dytë, ekipi hulumtues krahasoi përgjigjen imune ndaj vaksinës Pfizer / BioNTech të pacientët mbi moshën 70 vjeç dhe tek të rinjtë nën 34 vjeç. Testet e gjakut treguan se vetëm tre javë pas dozës së parë, rreth 87% e tyre kishin zhvilluar antitrupa ndaj Sars-CoV-2.

Ndërsa një muaj pas dozës së dytë, pothuajse të gjithë të rinjtë e vaksinuar (99%) kishin zhvilluar antitrupa. Ndërsa të moshuarit, shkalla ishte rreth 91%. Përveç kësaj, antitrupat zhvillohen më ngadalë tek të moshuarit, kështu që ata ishin më pak të aftë për të luftuar virusin. Gjithashtu reagimi i qelizave T, ishte gjithashtu më i dobët.

SHKARKO APP