Studimi i ri për vaksinën ruse: Antitrupat efekt 100% neutralizues për të vaksinuarit
Lajme të shkëlqyera nga vaksinat. Një studim i fundit i kryer në Argjentinë “konfirmoi prodhimin e antitrupave neutralizues në gjak në shkallën 100% për njerëzit e vaksinuar me Sputnik V”.
Lajmi u dha nga “Spallanzani” i Romës. Të dhënat e reja u prezantuan gjatë konferencë tekniko-shkencore midis “Spallanzani”, “Centro Gamaleya” dhe Fondit “Russo di Investimento”.
Në videokonferencë morën pjesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse në Itali dhe këshilltari për shëndetin e Rajonit të Lazios, Alessio D’Amato.
Konferenca u hap nga drejtorët e dy Instituteve, Alexander Gintsburg dhe Francesco Vaia. Aspektet në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin klinik të vaksinës Sputnik V dhe të antitrupave të rinj monoklonalë gjithashtu u diskutuan – shpjegoi Spallanzani. Grupi rus paraqiti të dhëna mbi aspektet e reja të studimeve të ndikimit në popullatën e moshuar dhe mbi variantet në shfaqje të SARS-CoV-2.