Studimi/Mbajtja e maskës mund të shpëtojë 14,000 qytetarë nga vdekja
Një studim i kryer së fundmi në SHBA, ka parashikuar numrin total të vdekjeve nga Covid-19 deri në 1 gusht. CNN raporton se numri i vdekjeve do të varet nga mbajtja e maskës nga qytetarët.
Sipas studimit nga Instituti i Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit parashikon që rreth 618,523 njerëz do të kenë vdekur nga Covid-19 deri në 1 gusht. Por nëse 95% e popullsisë amerikane do të mbajë maska, vdekjet do të zbresin në 604,413.
Studimi ka parashikuar dhe skenarin më të keq që qytetarët e vaksinuar t’i kthehen plotësisht jetës së mëparshme numri i vdekjeve mund të rritet deri në 697,573. Ky studim bëhet në një kohë kur SHBA-ja vijon të ketë një përhapje të madhe të Covid-19 edhe pse procesi i vaksinimit po vijon me ritme të shpejta.