Studimi – Më shumë se 13.400 sulme terroriste u kryen në vitin 2016

Sulmet kanë rënë për 9% sipas një studimi të botuar në Shtetet e Bashkuara, megjithatë numrin i viktimave prejt tyre vijon të jetë i lartë, më shumë se 34.000 të vdekur.

Më shumë se 13.400 akte terroriste janë kryer në mbarë botën përgjatë vitit 2016, 9% më pak se në 2015, duke vrarë më shumë se 34.000 njerëz.

Këto shifra janë përpiluar nga hulumtuesit në Universitetin e Maryland (SHBA).

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 34 mijë të vdekurit, më shumë se 11.600 viktima janë autorë të këtyre sulmeve, tha studimi vjetor, i hartuar nga Konsorciumi Kombëtar i Universitetit për Studimin e Terrorizmit dhe Përgjigjet ndaj Terrorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktet terroriste gjatë 2016 u shtrinë në 108 vende, por 87% e rasteve dhe 97% e viktimave u regjistruan në vendet e Lindjes së Mesme, Afrikën e Veriut, Azinë Jugore dhe Afrikën sub-Sahariane.

Dhjetë prej 11 sulmeve më vdekjeprurëse terroriste në vitin 2016 u kryen në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, 9 prej tyre në Irak.

Sulmi më i rëndë terrorist u regjistrua në Bagdad në korrik, ku një bombardues vetëvrasës shpërtheu makinën e tij në një qendër tregtare në lagjen ‘Karada’, duke vrarë të paktën 382 njerëz

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?