Studimi: Nëse lehtëson shumë shpejt masat ndaj COVID-19, në Britaninë e Madhe rrezikohet deri në 100 mijë të vdekur
Më shumë se 100 mijë persona mund të vdesin nga koronavirusi në Britaninë e Madhe deri në fund të vitit nëse qëveria lehtëson shumë shpejt masat e marra.
Këto janë të dhënat e nxjerra nga një studim i përbashkët midis ‘London School of Tropical Hygiene’, ‘Imperial College London’ dhe institute të tjera që këshillojnë qeverinë e Boris Jonson. Deri tani në Britaninë e Madhe janë regjistruar 31 662 të vdekur nga koronavirusi.
Qeveria e Londrës po përgatit masa lehtësuese, ndërsa nuk ka caktuar akoma një datë për nisjen e rihapjes graduale të ekonomisë. Boris Johnson dhe Boris Jonson janë duke u përgatitur për masat lehtësuese kundër rregullave që janë në fuqi kundër pandemisë, pavarësisht paralajmërimeve se 100 mijë britanikë mund të humbasin jetën nëse vendimi i tij rezulton të jetë i gabuar.
Ditën e sotme kryeministri britanik do të dalë në një konferencë për shtyp për të ndërruar dhe sloganin e deritanishëm të përdorur “Qëndroni në shtëpi, mbroni stafin mjekësore, shpëtoni jetë”. Në vend të saj do të përdoret një parrullë e re “Qëndroni në gatishmëri, kontrolloni virusin dhe shpëtoni jetë”.