Studimi spanjoll për pandeminë e COVID-19, çfarë u zbulua për imunitetin e tufës

Një studim në Spanjë hodhi dyshime mbi imunitetin e tufës si mënyrë për trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Studimi i më shumë se 60,000 njerëzve vlerëson se vetëm rreth 5 për qind e popullsisë spanjolle ka zhvilluar antitrupa, shkruan revista mjekësore Lancet.

Imuniteti i tufës arrihet kur mjaftueshëm njerëz infektohen me një virus për të ndaluar përhapjen e tij. Rreth 70 deri në 90 për qind e një popullate duhet të jetë imune, për të mbrojtur të painfektuarit. Përhapja e antitrupave të sëmundjes që e shkakton koronavirusi COVID-19 ishte nën 3% në rajonet bregdetare, por më e lartë në zonat e Spanjës me shpërthime më të mëdha, thuhet në raport.

“Me gjithë ndikimin e lartë të COVID-19 në Spanjë, vlerësimet e përhapjes mbeten të ulëta dhe janë të pamjaftueshme për të siguruar imunitetin e tufës. Në këtë situatë, distanca fizike dhe përpjekjet për të identifikuar dhe izoluar rastet e reja dhe kontaktet e tyre janë të domosdoshme për kontrollin e ardhshëm të epidemisë”, thekson raporti, shkruan rel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studimi mendohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Evropë. Spanja ka regjistruar më shumë se një çerek milioni raste me koronavirus dhe mbi 28,000 viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?