Studiuesit flasin për heqjen e kufizimeve nga Covid-19. Ja çfarë parashikojnë
Për të përfituar sa më shumë nga vaksinimi kundër Covid-19, mund të duhet të mbajmë maska edhe pasi të hiqen kufizimet, sipas studiuesve të imunologjisë virale, raporton “The Guardian”.
Dr. Zania Stamataki, një pedagog i vjetër dhe studiues në imunologjinë virale në Universitetin e Birmingham, thotë se pas vaksinimit të parë (ose infeksionit natyror) duhen disa javë për të zgjeruar qelizat përkatëse të imunitetit, por më pas qelizat e kujtesës na mbrojnë nga sëmundjet e rënda që shkaktohen nga infeksionet e ardhshme.
“Vaksinat nuk janë magji. Ato nuk bëjnë asgjë për të ndaluar që të infektohemi me një virus nëse dikush teshtin mbi ne, dhe kjo është arsyeja pse kufizimet ende janë të rëndësishme. Vaksinat ndihmojnë në zvogëlimin e mundësive që virusi të qëndrojë dhe intensitetin e pasojave të një infeksioni, gjatë kohës që ndalojnë edhe transmetimin,”- thotë ai.
Deri më tani, vlerësohet se ata kanë shpëtuar 12,000 jetë vetëm në Angli dhe kanë parandaluar më shumë se 30,000 shtrime në spital. Shumica e njerëzve të vaksinuar shfaqin simptoma të lehta ose asnjë simptomë kur infektohen. Por simptomat mund të varen edhe nga varianti i virusit.
Në fillim të pandemisë, ekspertët vlerësuan se rreth 70% e popullsisë duhej të vaksinohej që të gjithë të mbroheshin nga sëmundja e rëndë, por varianti Delta është më i transmetueshëm se virusi origjinal.
“Ne duhet të vazhdojmë të marrim masa paraprake personale për të ndaluar përhapjen, ose do të shfaqen variante të reja që përfundimisht do t’i shpëtojnë vaksinave që kemi tani.
Derisa shumica prej nesh të mbrohet plotësisht dhe normat e infeksionit të kthehen nën kontroll, unë do të vazhdoj të mbaj maskën time në vende të populluara dhe brenda pasi të hiqen kufizimet.
Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur efektivitetin e vaksinave tona për aq kohë sa të jetë e mundur. Unë gjithashtu do të vazhdoj të monitoroj imunitetin tek njerëzit e vaksinuar, sepse nuk e dimë akoma se sa do të zgjasë mbrojtja.
Kur imuniteti fillon të zbehet, ne duhet ta zbulojmë këtë përmes testeve të mbikëqyrjes imune dhe të ftojmë ata që janë vaksinuar të marrin një dozë përforcuese të vaksinave të njëjta ose të azhurnuara, sipas nevojës, në vitet që vijnë. Ka ende një mënyrë për të dalë nga kjo pandemi,”- përfundoi Dr. Zania Stamataki.