Studiuesit: Nivelet e vitaminës D mund të ndikojnë në vdekshmërinë nga Covid-19
Studiuesit kanë zbuluar një lidhje të fortë midis mungesës së vitaminës D dhe niveleve të vdekshmërisë nga Covid-19.
Një ekip hulumtues i drejtuar nga Universiteti Northwestern në Ilinois të SHBA-ve, ka analizuar të dhënat nga spitalet dhe klinikat në Kinë, Francë, Gjermani, Itali, Iran, Kore e Jugut, Spanjë, Zvicrë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan Foxnews.com.
Pacientët nga vendet me shkallë të lartë të vdekshmërisë COVID-19, të tilla si Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, kishin nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me pacientët në vendet që nuk ishin aq të prekur, sipas studimit.
Studiuesit gjetën gjithashtu një lidhje të fortë midis niveleve të vitaminës D dhe citokinës, e cila është një gjendje hiperinflamatore e shkaktuar nga një sistem imunitar tepër aktiv.
“Citokina mund të dëmtojë rëndë mushkëritë dhe të shkaktojë sindromën akute të shqetësimit të frymëmarrjes dhe vdekjen te pacientët,” tha Ali Daneshkhah, bashkëpunëtor i studimit postdoktoral në Shkollën e Inxhinierisë McCormick të Northwestern. “Kjo është ajo që duket se vret një shumicë të pacientëve me COVID-19, dhe jo shkatërrimi i mushkërive nga vetë virusi.”
Sidoqoftë, shkencëtarët paralajmëruan gjithashtu kundër grumbullimit në nivele mbi normalen të vitaminës D.
“Ndërsa unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të dinë që mungesa e vitaminës D mund të luajë një rol në vdekshmëri, ne nuk kemi nevojë ta shtyjmë vitaminën D tek të gjithë. Kjo ka nevojë për studim të mëtejshëm dhe shpresoj se puna jonë do të stimulojë interesin në këtë fushë. Të dhënat gjithashtu mund të hedhin dritë në mekanizmin e vdekshmërisë, i cili, nëse vërtetohet, mund të çojë në objektiva të reja terapeutike”, tha Vadim Backman i Northwestern, i cili drejtoi studimin.