Stuhi bore në SHBA, aeroplani rrëshket nga pista (Video)

Një aeroplan i Spirit Airlines ka rrëshqitur nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Thurgood Marshall në Baltimore/Washington (BWI) të enjten në mëngjes pasi një stuhi e fuqishme dimërore krijoi kushte të vështira.

Sipas medieve të huaja, Field Sutton, zëdhënës i Spirit Airlines, i tha CNN se “Fluturimi 696” nga Las Vegas për në BWI u ul në mënyrë të sigurt.

Megjithatë, siç ka thënë ai, avioni rrëshqiti nga pista ndërsa po drejtohej për në terminal. Sutton tha që rrota e përparme rrëshqiti në zonën e barit, shkruan tg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për fat të mirë ai ka thënë se asnjë pasagjer nuk u lëndua dhe të gjithë 111 personat në aeroplan janë të sigurt dhe u transportuan me autobus në terminal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aeroporti BWI shkroi në Twitter të mërkurën mbrëma se ekipi i tij i motit kishte punuar gjatë gjithë ditës për të mbajtur sipërfaqet të sigurta në fushën ajrore dhe afër terminalit, duke thënë se “ekipet qëndrojnë në gatishmëri për të ofruar operacione të sigurta këtë mbrëmje dhe në mëngjes”.

YouTube player

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?