Stuhi të frikshme shiu, uragani Zeta mbërrin në Meksikë

Stuhia tropikale Zeta ka goditur brigjet e Meksikës mëngjesin e sotëm.

Sipas CNN, stuhia ka kaluar në gadishullin Jutakan në veri të Tulumit, duke u kategorizuar si një uragan i kategorisë së 1. Zeta është shoqëruar me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu.

Uragani Zeta pritet ta rrisë intensitetin e saj mbrëmjen e sotme, ndërkohë që i është drejtuar brigjeve jugore të SHBA. Një sërë shtetesh pritet të përballen me stuhinë këtë javë, teksa janë marrë masat në Louisiana dhe New Orleans.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët janë furnizuar me ushqime emergjente, por edhe me ujë dhe ilaçe, për të paktën tre ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?