Stuhia e borës godet verilindjen e SHBA-së, gjendje e jashtëzakonshme

Stuhia e rrallë e borës goditi më 3 dhe 4 janar pjesën verilindore të SHBA-së dhe në disa zona u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Temperatura e ulëta dhe era me forcë uragani bëri që të ndërpriten shumë fluturime.

Guvernatori i Nju-Jorkut Andrew Mark Cuomo shpalli më 4 janar se vendi ka hyrë në gjendjen e jashtëzakonshme dhe u bëri thirrje banorëve të marrin masa, njofton CRI.

Më 3 janar, Karolina e Veriut hyri në gjendjen e jashtëzakonshme. Guvernatori Roy Cooper tha se që nga koha e stuhisë, policia rrugore ka trajtuar mbi 700 aksidente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njoftimeve nga departamentet përkatëse, të paktën 16 vetë në të gjithë ShBA-në vdiqën këtë javë për shkak të kushteve ekstreme të motit. Deri në mesditën e 4 janarit, u anuluan mbi 3100 fluturime në ShBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?