Stuhia e fortë shkakton 8 të vdekur në Rumani
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 67 janë plagosur nga një stuhi e fortë që goditi pjesën perëndimore të Rumanisë.
Shumica e viktimave janë regjistruar përreth qytetit Timisoara, ku erërat deri në 100 kilometra në orë kanë rrëzuar drunjtë dhe kanë shkatërruar çatitë.
“Nuk kemi qenë të paralajmëruar për këtë. Raporti për motin parashikonte vetëm shi”, tha kryetari i bashkisë së Timisoaras, Nikolae Robu.
Erërat kanë shkaktuar dëme edhe në pjesë të Serbisë dhe Kroacisë, raportuan zyrtarët.
Zyrtarët e rasteve emergjente kanë thënë se një burrë kishte vdekur pasi ishte goditur nga një tabelë reklamash, ndërsa një grua dhe dy persona të tjerë kishin vdekur nga goditjet e pemëve, në një park të qytetit.
Erërat e forta kanë bllokuar rrugët, hekurudhat dhe kanë shkatërruar çati të shtëpive, shkollave dhe spitaleve. Shumë qytete kanë mbetur pa rrymë elektrike.
Kryetari i qytetit perëndimorë të Timisoara-it, Nicolae Robu, ka thënë për një televizion lokal se “ dhjetra pemë janë rrëzuar, rrugët janë bllokuar dhe kemi mbetur pa rrymë dhe ujë. Janë shkatërruar çati të shtëpive, ndërtesa dhe kemi parë kamionë të përmbysur. Nuk kam parë diçka të tillë asnjëherë më parë” ka thënë ai.
Erëra të fuqishme, rreth 100 kilometra në orë kanë shkatërruar edhe disa pjesë të Serbisë dhe Kroacisë, thonë zyrtarët.
KOHA JONË SONDAZH

