Stuhia e rërës mbulon një provincë në Kinë

Ndërsa e gjithë bota ndjek me frikë dhe shqetësim rrugën e uraganit Irma, një tjetër stuhi, jo aq e rrezikshme, por e një lloji plotësisht të ndryshëm, goditi ashpër provicën Gansu në Kinë.

Bëhet fjalë për një stuhi rëre që mbuloi të gjithë provincën veri-perëndimore kineze, duke e ulur shikueshmërinë në më pak se 5 metra.

Stuhia e rërës zgjati diçka më shumë se 20 minuta, falë shiut që nisi befas dhe pastroi ajrin, por paralajmërimi që ky fenomen dërgon nuk duhet harruar.

Urbanizimi i shpejtë si dhe rritja e ndjeshme e popullsisë dhe e bagëtisë, ka bërë që sipërfaqe masive në Kinë, të shndërrohen në shkretëtira që më pas gjenerojnë stuhitë e rërës, diçka që tashmë ndodh shpesh.

Autoritetet kineze janë përpjekur fuqishëm që të ndalojnë këtë trend negativ, por shifrat e fundit tregojnë se shkretëtirat vazhdojnë të fitojnë terren.

SHKARKO APP