Stuhia ”Omicron” e Covid-19, OBSH paralajmëron Europën: Sistemet shëndetësore në prag kolapsi

Më shumë shtete europiane i rikthehen kufizimeve, ndërsa varianti ”Omicron” vijon të përhapet rreth kontinentit. Drejtori i OBSH për Europën, paralajmëroi kontinentin që të bëhet gati për stuhinë ”Omicron”, duke u kërkuar qeverive të marrin masat e duhura. Po ashtu OBSH-ja thotë se vala e re do të çojë sistemet shëndetësore në prag të kolapsit.

Gjermania njoftoi se nga 28 dhjetori do të limitojë në 10 persona grumbullimet private dhe do të mbylle klubet e natës. Ndeshjet e futbollit nga kjo datë do të luhen me dyer të mbyllura.

“Koronavorusi nuk do të bëjë pushim gjatë Krishtlindjeve. Ne nuk duhet të mbyllim sytë ndaj valës së re, e cila po vijon të rëndojë mbi ne”, tha Olaf Scholz.

Portugalia urdhëroi mbylljen e lokaleve dhe klubeve të natës nga 26 dhjetori, duke e bërë të detyrueshme punën nga shtëpia nga kjo datë deri në 9 janar. Edhe në këtë vend grumbullimet do të kufizohen në 10 persona.

SHKARKO APP