Suedia dhe Luksemburgu i shtohen listës së vendeve që pezullojnë vaksinën AstraZeneca

Suedia dhe Luksemburgu i janë bashkuar listës së vendeve që kanë pezulluar përdorimin e  vaksinës AstraZeneca Covid-19 për shqetësimet në lidhje me efektet e mundshme anësore.

Ministria Suedeze e Shëndetësisë ka vendosur të ndërpresë vaksinimin me AstraZeneca ndërsa vaksina po hetohet nga Agjencia Europiane e Barnave. Të martën, Luksemburgu njoftoi gjithashtu se ka vendosur të “pezullojë përkohësisht” vaksinimin me AstraZeneca.

“Kjo është një masë paraprake, në pritje të rezultatit të testeve nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA) pas mpikjes së gjakut që kanë pësuar pacientët e vaksinuar me AstraZeneca”, tha qeveria e Luksemburgut në një deklaratë.

” Vaksina Covid-19 do të pezullohet në Luksemburg derisa të përfundojë vlerësimi i komitetit të sigurisë së EMA (PRAC). Vendimi i sotëm ka të bëjë me vaksinat fillestare dhe ato vijuese. EMA pritet  të japë vlerësimin gjatë kësaj jave, “sipas deklaratës.

Udhëzimet e mëparshme nga EMA kanë thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm dhe numri i njerëzve që kanë pasur mpiksje të gjakut pas vaksinimit është më i ulët nga pritshmëritë.

Ndërkohë kryeministri i vendit, Edia Rama, më 13 mars tha se ” Sasia që ne kemi marrë dje është një sasi që ka ardhur nga Suedia dhe e parafytyroni dot ju që Suedia të lejojë nisjen e pakove me vaksina nëse kanë problem?

Bëhet fjalë për një seri të veçantë që është pezulluar për të bërë verifikimin,se ne kemi një seri tjetër këtu. Në Britani janë miliona njerëz që janë vaksinuar me Astra Zeneca dhe nuk ka shans që të jetë një injeksion që të shkaktojë situata dramatike për shëndetin.”

Këtu janë vendet evropiane që kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca si një masë paraprake:

Danimarka
Norvegjia
Islanda
Bullgaria
Irlanda
Hollanda
Gjermania
Italia
Franca
Spanja
Portugalia
Suedia
Luksemburgu

SHKARKO APP