Suedia: Duhej të kishim marrë masa më të ashpra kundër pandemisë
Epidemiologu shtetëror i Suedisë, i cili qëndron prapa vendimit të këtij vendi, për të mos pasur izolim gjatë pandemisë, ka pranuar se duhej të kishte vendosur më shumë kufizime për të kontrolluar përhapjen e virusit.
Për muaj me radhë, Anders Tegnell, ka mbrojtur qasjen e tij si të qëndrueshme, ndërsa kritikoi vendet e tjera për vendosjen e masës së izolimit.
Por, të mërkurën, kur një gazetar i Sveriges Radio u shpreh se shumë njerëz kishin vdekur si pasojë e koronavirusit në këtë vend, Tegnell ra dakord me pohimin.
“Nëse do të hasnim përsëri të njëjtën situatë, mendoj se do të vendosnim masa të mesme, mes asaj që bëri Suedia dhe asaj që bëri pjesa tjetër e botës”, shtoi ai.
Suedia ka nivelin më të lartë të vdekjes për kokë banori nga koronavirusi në botë, raporton BBC.
Më shumë se 4,400 njerëz kanë humbur jetën nga pandemia, ndërsa vendet fiqnje, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda e kanë numrin e vdekjeve më pak se 600.