Suedia hap kufirin me 10 vende europiane më 30 qershor

Suedia do të hapë kufijtë për udhëtime të panevojshme për 10 vende evropiane nga 30 qershori.

Këtë e bëri të ditur Ministria e Jashtme duke thënë se në ditët në vijim do të rishikohet mundësia për të hapur kufijtë me vendet e tjera.

Vendet ku lejohen udhëtimet pa arsye pune janë Greqia, Kroacia, Spanja, Italia, Portugalia, Sllovenia, Franca, Islanda, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.

Për vendet e tjera evropiane, paralajmërimi për udhëtime të panevojshme do të vazhdojë të zbatohet. Ndërsa ndalimi për udhëtime të panevojshme për vendet jashtë BE dhe zonës Schengen do të shtyhet deri më 31 gusht.

“Ashtu si në vendimin tonë të mëparshëm, kjo nuk bazohet në përhapjen e virusit, por në pasigurinë në lidhje me rregullat e karantinës ose sepse nuk ka fluturime, trena dhe anije që do t’ju lejojnë të ktheheni në shtëpi” – deklaroi Ministrja e Jashtme Anne Linde.

Rekomandimi do të mbetet në fuqi për të gjithë Suedezët që të shmangin udhëtimet në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë, si dhe në Britani.

Suedia sot 5,000 viktima nga nga koronavirusi sipas raportit të fundit të publikuar nga autoritetet shëndetësore.

Shkalla e vdekshmërisë në vend është pothuajse pesë herë më e lartë se në Danimarkën fqinje dhe 11 herë më e lartë se në Norvegji.

SHKARKO APP