Suedia pret pikun e valës së dytë në mes të dhjetorit
Zyrtarët e shëndetësisë në Suedi, bëjnë me dije se vala e dytë e pandemisë së Covid-19 që tashmë e ka përfshirë vendin pritet ta ketë pikun e saj në mesin e muajit dhjetor, dhe për këtë arsye shprehen se ajo do të varet nga mënyra sesi njerëzit do të zbatojnë masat e thjeshta të distancimit.
Rastet e reja me Covid-19 kanë arritur në nivele rekord në Suedi, pas pranverës dhe verës së qetë, duke bërë që autoritetet të mendojnë një strategji të re për përballimin e pandemisë.
Në Suedi që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 6622 persona, që sipas përllogaritjes në bazë të popullsisë është disa herë më shumë nga vendet fqinje si Norvegjia, Danimarka apo Finlanda, të cilat kishin marrë masa izolimi.