Sulm i armatosur në Meksikë, humbin jetën nëntë persona

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën këtë të martë në Meksikë si pasojë e një konflikti të ndodhur në një objekt me video lojëra në Meksikën perëndimore.

Mediat e huaja raportojnë se katër persona të armatosur janë futur në këtë objekt dhe kanë qëlluar për vdekje nëntë vetë.

Sulmi ndodhi në qytetin Uruapan, ku sulmuesit sulmuan një patrullë të policisë komunale, duke vrarë një oficer policie dhe duke plagosur dy të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë lufta midis karteleve të drogës Halisko dhe Viagra ka tronditur qytetin për disa vite.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?