Sulm i organizuar? Skenarët e shpërthimit të zjarrit me 40 viktima në Crans-Montana

Gjatë një mbrëmjeje festive me rastin e vitit të ri në një lokal në Crans-Montana në Zvicër si pasojë e një zjarri të madh 40 vetë humbën jetën dhe 115 të tjerë janë plagosur. Skena tronditëse, njerëz të djegur, panik total, kjo është ajo që raportojnë të mbijetuarit. Dëshmitarët raportojnë për shtyrje e përplasje.

Crans-Montana është një ndër rajonet më të njohura turistike në alpet zvicerane dhe mjaft i frekuentuar sidomos gjatë festave si Krishtlindjet dhe viti i ri lokalet janë tërësisht të prenotuara. Me shumë gjasë ndër viktimat ka edhe të turistë të huaj, vë në dukje policia.

Zjarri shpërtheu në barin “Le Constellation” në të gdhirë të vitit të ri në orën 1.30 (sipas orës lokale). Hetuesit mendojnë se ka qenë një aksident. “Një sulm i organizuar është i përjashtuar”, deklaroi prokurorja e përgjithshme Beatrice Pilloud.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpërthimet sipas banorëve të zonës kanë ndodhur pas shpërthimit të zjarrit. Sipas mediave zvicerane aksidenti mund të ketë ndodhur nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Dy dëshmitare okulare thanë se zjarri është shkaktuar nga qirinjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?