Sulm kamikaz afër Ambasadës Amerikane në Kabul, 5 të vdekur

Një kamikaz është hedhur në erë në qendër të Kablit paraditen e së martës (29 gusht), afër një filiali banke të Kabul Bank duke lënë 5 të vdekur dhe 9 të plagosur.

Sulmi ndodhi në sheshin Massoud në distriktin qendror të Macroyan 2, ku ndodhet edhe Ambasada Amerikane, vetëm 500 metra larg, raporton Ansa.it.

Sipas raportimeve të një gazetari lokal për Tolo Tv, kamikazi kishte në shenjestër popullin, nëpunësit civilë dhe ushtarakët që ishin duke pritur në hyrje të bankës për të marrë rrogën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet akoma se kush është përgjegjës për sulmin, por bankat janë shpesh shenjestër e sulmeve kamikaze nga talebanët veçanërisht përpara festave të mëdha myslimane dhe gjatë fundjavave kur nëpunësit civilë dhe personeli ushtarak janë në rradhë për të marrë pagat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?