Sulm kamikaz mbi autokolonën e NATO-s, vdes 1 ushtar
Një autokolonë e NATO-s në Afganistan janë sulmuar nga një automjet i mbushur me eksplozivë duke lënë të vdekur 1 ushtar rumuan dhe plagosur dy të tjerë.
Ushtarët e NATO-s ishin në një patrullë në rajonin jugor të Kandaharit të premten (15 shtator), kur u sulmuan nga automjeti me bombë, raporton Ministria rumune e Mbrojtjes.
Misioni i Mbështetjes së Përhershme të NATO-s tha në një deklaratë të veçantë se një mjet shpërthyes ka pasur në shënjestër një patrullë të trupave të saj në Kandahar duke plagosur një numër të vogël të ushtarëve, por nuk përmendi vdekjet, si edhe nuk zbuloi kombësitë e të lënduarve.
Zyrtarët lokalë, megjithatë, thanë se ushtarët e palgosur ishin nga Rumania, e cila ka qenë anëtare a NATO-s që nga viti 2014 dhe po kontribuon me më shumë se 620 trupa në misionin e Aleancës së Atlantikut në Afganistan.
Talibani mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se shtatë ushtarë të huaj u vranë. Grupi militant shpesh bën pretendime të ekzagjeruara rreth fitimeve të saj në fushën e betejës, raporton RadioFreeEurope.
Talibanët u dëbuan nga pushteti në Afganistan nga një pushtim i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve terroriste të Shteteve të Bashkuara të 11 shtatorit 2001, të kryera nga Al-Kaida, udhëheqësit e të cilëve ishin strehuar nga talebanët.
KOHA JONË SONDAZH

