Sulm kamikaz në Turqi. Njëri hodhi veten në erë dhe tjetri u “neutralizua”
Një sulm kamikaz ka ndodhur në Ankara të Turqisë. Ministri i Brendshëm i Turqisë thotë se një kamikaz hodhi veten në erë përpara ndërtesës së ministrisë në kryeqytetin turk, duke plagosur dy oficerë policie. Ali Yerlikaya tha se dy sulmues ishin përgjegjës për shpërthimet para ndërtesës së ministrisë. Njëri prej tyre hodhi veten në erë dhe tjetri u “neutralizua”. Shpërthimi ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, ndërsa masat e sigurisë janë forcuar rreth ndërtesës së parlamentit dhe rreth ndërtesës së ministrisë së brendshme.