Sulm me armë në Toronto, humb jetën një person, plagosen katër të tjerë

Një sulm me armë zjarri është regjistruar në Toronto të Kanadasë. Sipas mediave të huaja, si pasojë e hapjes së zjarrit një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë të plagosur.

Mediat raportojnë se të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e sulmit, sakaq mësohet se  Byroja Kombëtare e Hetimit ka marrë përsipër hetimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale, ata i kërkojnë qytetarëve ndihmë nëse kanë ndonjë informacion në lidhje me rastin rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?