Sulm me bombë në pikën e kontrollit të stadiumit. Ja ku ka ndodhur

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në Afganistan, Kabul, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën tre persona.

Sipas raportimeve shpërthimi ka ndodhur në një pikë kontrolli në një stadium ku do të zhvillohej një turne kriketi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Najib Danesh tha se dy policë dhe një civil u vranë dhe pesë vetë u plagosën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Televizioni lokal Tolo News raportoj se të gjithë lojtarët janë të sigurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?