Sulm me thikë në një kopsht, 39 persona të plagosur, autori është pjesëtar i sigurisë së shkollës

Një ngjarje e rëndë është raportuar në një kopsht fëmijësh në Kinë, ku raportohen se pas sulmit me thikë kanë ngelur të plagosur 39 persona.

Mediat e huaja raportojnë se 37 fëmijë dhe 2 të rritur janë plagosur nga sulmi me thikë, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se personi që sulmoi fëmijët ishte një 50-vjeçar, pjesëtar i sigurisë së shkollës. Sakaq, ende nuk dihen motivet që e kanë çuar 50-vjeçarin në këtë akt të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë ku një kopsht sulmohet, pasi në vitin 2018 një grua plagosi me thikë 14 fëmijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?