Sulm me thikë në Rusi, 8 të plagosur

Një burrë ka sulmuar këmbësorët me thikë në qytetin rus Surgut duke plagosur 8 persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së shtunës (19 gusht). Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjeksore ndërsa sulmuesi është qëlluar për vdekje nga një patrullë policore, që ka ardhur në vendngjarje pasi u njoftua nga dëshmitarët raporton Russia Today.

Policia po punon për të identifikuar autorin dhe arsyen se përse ai e ka ndërmarrë këtë akt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?