Sulm në qendrën tregtare, plagosen me thikë 5 persona

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se pesë personat e plagosur janë dërguar në spital.

Pësë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër tregtare, në qytetin e Mançesterit. Njerëzit brenda qendrës tregtare janë evakuuar dhe transporti publik është pezulluar deri në normalizimin e situatës.

Policia njofton se deri më tani nuk raportohen viktima dhe se oficerët e kundër-terrorizmit po udhëheqin hetimin.

Një zëdhënës i forcave konfirmoi më vonë se një burrë në të 40-tat është arrestuar.

Një foto nga brenda qendrës tregon policinë që merren me një viktimë në një kafene Starbucks brenda qendrës tregtare.

Freddie Houlder, 22 vjeç, nga Market Drayton, ishte në Qendrën Arndale kur dëgjoi britma jashtë dyqanit ku ndodhej.

Ai tha:

Një djalë vetëm vrapoi nëpër dyqan dhe u përpoq të më vriste me thikë. Unë nuk mendoj se ishte dhunë në bandë sepse ky djalë po vraponte duke u përpjekur të vriste njerëz të rastësishëm”.

 

SHKARKO APP