Sulm pranë kishës në Francë, 2 viktima dhe disa të plagosur
Bota E Enjte, 29 Tetor 2020 10:57
Alarm i bardhë pranë kishës së Notre –Dame në Nisë të Francës. Informacionet e para flasin për dy viktima dhe disa të plagosur, pas një sulmi me thikë.
Ndërkohë kryebashkiaku i qytetit, Christian Estrosi, përmes një postimi në Tuitter e ka cilësuar sulmin në katedrale si akt terrorist.
“Unë konfirmoj se gjithçka që ndodhi mund të jetë një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice”, shkruan ai.