Sulm racist në Florida, vriten 4 persona. Autori përpara krimit kishte marrë në telefon prindërit

Një tjetër sulm me armë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kësaj here ngjarja ka ndodhur në Florida. Një burrë me veshje ushtarak, i armatosur me pistoletë e pushkë, vrau 3 afroamerikanë pranë një dyqani në Jacksonville.

Më pas, autori u rrethua nga policia dhe u ekzekutua prej saj, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se motivet e krimit kishin prapavijë raciste, lidhur kjo dhe me zvastikat e gdhendura që u gjetën në armët e tij.

Vrasësi përpara se të kryente këtë krim të urryer kishte marrë në telefon prindërit e tij, të cilët i njoftoi se çfarë do të bënte dhe iu kërkoi që të publikonin në rrjetet sociale manifestin racist ku fliste se i urrente personat me ngjyrë.

SHKARKO APP