Sulm terrorist në Finlandë? Sulmohen me thikë disa persona
Një tjetër ngjarje tronditëse është shënuar, këtë herë në Finlandë, ku një person ka therur disa persona në qytetin jugperëndimor Turku, përpara se të qëllohej me armë zjarri nga forcat e policisë. Policia njofton se agresori është tashmë në paraburgim, i plagosur në këmbë, ndërkohë që u dha edhe njoftimi paralajmërues për njerëzit përreth që të evitonin kalimin nga qendra e qytetit.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur në zonën e sheshit “Puutori-Market”. Pamjet nga vendngjarje tregojnë një trup të shtrirë përtokë dhe të mbuluar dhe dyshohet të ketë vdekur, megjithëse nuk konfirmohet ende zyrtarisht ndonjë viktimë. Raportimet paraprake theksojnë se ai kishte thirrur “Allahu Akbar” në momentin e sulmit.
Një postim në “Twitter” nga policia finlandeze, në orën 16:40 me atë lokale, bënte të ditur se disa persona ishin plagosur me thikë në qendër të qytetit Turku. Ndaj njerëzve u kërkohet që të shmangin kalimin nga qendra e qytetit.
KOHA JONË SONDAZH

