Francë: Sulm terrorist në shkollë/ Vritet mësuesi, dy të tjerë të plagosur

Një mësues është vrarë dhe dy persona të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë, raporton BBC.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin u shpreh se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras mëngjesin e së premtes.

Sulmuesi është arrestuar dhe tani ndodhet në paraburgim. Sipas dëshmitarëve, ai bërtiti “Allahu Akbar”, ose “Zoti është më i madhi”, gjatë sulmit.

Zyra e prokurorisë franceze kundër terrorizmit thotë se ka hapur një hetim pas sulmit, të cilin e përshkroi si “vrasje në tentativë në lidhje me një sipërmarrje terroriste”.

SHKARKO APP