Sulm terrorist në supermarket në Gjermani, 1 i vdekur dhe disa të plagosur
Bota E Shtunë, 10 Korrik 2021 20:35
Një sulm me thikë në një supermarket në Hamburg ka terrorizuar ditën e sotme qytetin gjerman. Një person ka hyrë në supermarket dhe ka nisur të sulmojë klientët.
Nga sulmi ka mbetur një i vdekur, ndërsa agresori është neutralizuar nga Policia gjermane. Është ende herët të flitet për motivin e sulmit.
Deri tani po thuhet se ka dyshime për një tentativë grabitjeje, por ende nuk ka një njoftim zyrtar. Policia vazhdon ende hetimet.
KOHA JONË SONDAZH

