Sulme ndaj milicive shiite në kufirin midis Irakut dhe Sirisë
Nuk ka qetësi që pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani. Një aukolonë ushtarake që shënjestruan militantët shiitë në kufirin Siri-Irak u godit para agimit pranë qytetit kufitar Al-Qaim, pak para vendkalimit kufitar Al-Bukamal. Dëshmitarët lokalë i thanë TV Arab ”Al-Mayadeen” për “shpërthime të jashtëzakonshme” të cilat zgjatën për disa minuta dhe që tronditën gjithashtu qytetin e Al-Bukamal.
Pranë pikës kufitare ekziston një nga bazat më të mëdha të përdorura nga iranianët në Siri. Sipas inteligjencës izraelite, ajo menaxhohet direkt nga Pasdaran, të cilët kanë ndërtuar tunele dhe bunkerë për të fshehur raketat balistike. Baza është goditur disa herë nga dronët izraelitë. Këtë herë, megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim se ishte një sulm i tyre.
Hipoteza tjetër është se bëhet fjalë për një sulm parandalues nga Shtetet e Bashkuara. Tensionet me militantët shiitë në Irak janë në nivelet e tyre më të larta pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani. Dje militantët shiitë në Irak premtuan “hakmarrje” dhe sulme me raketa.