Sulmet në “normalitet”, terrorizmi do të rritet ndërsa ISIS…

Sulmet terroriste në qytetet e mëdha europiane janë një “normalitet i ri” dhe do të rriten ndërsa ISIS shkatërrohet në Lindjen e Mesme, sipas një eksperti të sigurisë. Geddes theksoi se më shumë luftëtarë do të kthehen në “kombet e tyre”, ndërsa forcat e koalicionit do të mbyllen në ISIS.

Geddes, drejtor i një kompanie konsulence mbi sigurinë në Londër, shtoi se ishte koha për të qenë “filozofik” në lidhje me motivet terroriste. Ai kërkoi nga qeveria që të marrë masa vendimtare mbi mbikëqyrjen dhe sigurinë.

“Unë mendoj se ne duhet të jemi filozofik në lidhje me faktin se kjo është “normë e re” dhe për fatin e keq ne po e jetojmë. Unë mendoj se kompleksiteti më i vështirë është përpjekja për zgjidhje. Unë mendoj se shteti islam, do të zvogëlojë pozitën në Lindjen e Mesme në Siri dhe Irak, ndërsa luftëtarët e tyre do të kthehen në kombet e tyre për kryer sulme aty”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, sulmuesi i Barcelonës, Moussa Oukabir dyshon se ishte një nga qelizat xhihadiste. Pesë burra u qëlluan për vdekje në qytetin bregdetar të Cambrils tetë orë pasi 13 vetë u vranë në Las Ramblas të Barcelonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmet binjake në kryeqytetin katalanas ishin një reagim ndaj sulmeve ajrore në Siri, deklaroi ISIS, megjithëse spanjollët refuzuan të marrin pjesë në fushatat e bombardimeve ajrore në 2015.

Burimi: Daily Express/R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?